Lufta përballë SHBA-ve dhe Izraelit, pse Irani është i vështirë për t’u thyer

Lufta përballë SHBA-ve dhe Izraelit, pse Irani është i vështirë për t’u thyer

Irani ka treguar aftësinë e tij për t’u përballur me fuqitë e mëdha si Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, duke ruajtur influencën dhe duke dërguar mesazhe të qarta se nuk do të dorëzohet lehtë. Në javët përpara operacionit “Epic Fury”, Teherani kishte bërë të ditur reagimin e tij në rast sulmi: goditje ndaj bazave amerikane, pengesa në navigacionin e Ngushticës të Hormuzit, operacione të fshehta dhe ndikim ekonomik mbi kundërshtarët. Taktikat e shtetit iranian nuk janë surprizë, por konfirmim i një plani strategjik të menduar dhe të përshtatur për kohën. Irani ka paralajmëruar se konflikti nuk mund të shihet si një përballje e kufizuar, ku një nga palët shpall fitore dhe largohet. Ayatollahët dhe Forcat e Gardës Revolucionare theksojnë se fjalën e fundit do ta...