Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian
“Ekselenca supreme konsiston në thyerjen e rezistencës së armikut pa luftuar”. Kjo thënie e lashtë e Sun Tzu duket se është udhërrëfyesi i planit të ri që këshilltarët e Donald Trump i kanë paraqitur presidentit për të mbështetur revoltën në Iran. Strategjia nuk bazohet vetëm te forca ushtarake, por te “lufta konjitive”, një art ushtarak që synon të godasë direkt në zemrën dhe mendjen e kundërshtarit përmes mjeteve kibernetike dhe operacioneve speciale psikologjike (PsyOps). Sfidat për zbatimin e këtij plani janë të mëdha, kryesisht për shkak të bllokimit total të internetit nga regjimi i Teheranit. Ndërsa inteligjenca amerikane po punon për të infiltruar serverët lokalë, një vëmendje e veçantë po u kushtohet mediave tradicionale. Ekspertët parashikojnë ndërhyrje në kanalet televizive shtetërore për të transmetuar thirrje...
Burimi:
javanews.al