Lufta për mineralet kritike, si SHBA synon të thyejë dominimin e Kinës
SHBA-të kanë nisur një përpjekje për të formuar një zonë tregtare për mineralet kritike, të cilat janë thelbësore për prodhimin e gjithçkaje, nga telefonat inteligjentë deri te armët, ndërsa përpiqet të thyejë dominimin e Kinës në këtë industri. Të mërkurën, Departamenti i Shtetit organizoi ngjarjen e parë ministriale për Mineralet Kritike, e cila u ndoq nga vende dhe organizata si Mbretëria e Bashkuar, Bashkimi Evropian, Japonia, India, Koreja e Jugut, Australia dhe Republika Demokratike e Kongos. Siç shkruan BBC, delegatët diskutuan mbi disponueshmërinë dhe aksesin në minerale që janë të rëndësishme për prodhimin e gjërave si çipat e kompjuterëve dhe bateritë për automjetet elektrike. Minierat dhe përpunimi i këtyre mineraleve kritike, që përfshijnë edhe tokat e rralla, dominohen nga Kina. Në komentet e publikuara nga...
Burimi:
javanews.al