‘Lufta’ për Groenlandën, Kallas: Kërcënimet rrugë jo e duhur, Europa do mbajë qëndrim

‘Lufta’ për Groenlandën, Kallas: Kërcënimet rrugë jo e duhur, Europa do mbajë qëndrim

Bashkimi Evropian e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të hyjë në një konflikt me Shtetet e Bashkuara për ambiciet e presidentit Donald Trump lidhur me Groenlandën, ishullin strategjik në Arktik, por do të qëndrojë i vendosur për të mbrojtur interesat e tij. Deklarata u bë nga shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, e cila theksoi se Evropa ka mjete të shumta për të garantuar që integriteti dhe interesat e partnerëve të saj nuk do të rrezikohen. “Nuk kemi interes të nisim një luftë, por do të qëndrojmë në pozicionin tonë. Evropa ka një sërë mjetesh për të mbrojtur interesat e saj. Kërcënimi i Presidentit Trump për të goditur aleatët e tij me tarifa nëse nuk arrihet një marrëveshje për...