Lufta për “gjigantin e fjetur”: Si sulmet mbi fushat e gazit po kërcënojnë me një krizë energjetike botërore

Lufta për “gjigantin e fjetur”: Si sulmet mbi fushat e gazit po kërcënojnë me një krizë energjetike botërore

Gjeografia njerëzore i ka ndarë me dy emra dhe dy flamuj të ndryshëm, por për geologjinë e tokës, nën ujërat e Gjirit Persik shtrihet një gjigant i vetëm i pandashëm. Katari e quan North Dome, ndërsa Irani e njeh si South Pars, por kjo mbetet fusha më e madhe e gazit në botë, një rezervuar prej 50 mijë miliardë metrash kub metan që peshon sa të gjitha rezervat e tjera kryesore të planetit të mbledhura së bashku. Pikërisht ky monument i energjisë është bërë skena e një përshkallëzimi të rrezikshëm në Lindjen e Mesme, pas sulmeve të fundit izraelite mbi impiantet nxjerrëse iraniane dhe hakmarrjes pasuese të Teheranit kundër infrastrukturës së Katarit. Ky shkëmbim zjarri nuk është thjesht një episod lufte, por një goditje që...