Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Lufta në Ukrainë, Kremlini: Putin është i gatshëm për dialog me Macron
Presidenti rus Vladimir Putin është i gatshëm të zhvillojë dialog me presidentin francez Emmanuel Macron, nëse ekziston vullnet politik nga të dyja palët, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, për agjencinë ruse RIA. Sipas Peskovit, Putin ka shprehur më herët se është i hapur për bisedime me Macron dhe çdo dialog i bazuar në vullnet të ndërsjellë politik do të ishte pozitiv. Këto deklarata vijnë pas komenteve të Macronit, i cili pas samitit të BE-së u shpreh se do të ishte e dobishme të rifillonte komunikimi me presidentin rus. Presidenti francez theksoi se disa liderë tashmë po flasin me Putinin, duke iu referuar në mënyrë indirekte presidentit amerikan Donald Trump, dhe shtoi se Evropa dhe Ukraina duhet të krijojnë një kornizë të përbashkët dialogu për...