Lufta në Ukrainë/ Koloneli: Kolapsi ekonomik mund ta ulë Rusinë në negociata

Lufta në Ukrainë/ Koloneli: Kolapsi ekonomik mund ta ulë Rusinë në negociata

Të ftuar në emisionin “War Report” në ABC News, eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Ledion Krisafi dhe koloneli Sami Neziri, analizuan luftën ruse në Ukrainë. Sipas ekspertëve, humbjet e Rusisë nga kjo luftë janë shumë të mëdha, megjithatë është e vështirë që të ulet në negociata. Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Ledion Krisafi u shpreh se e sheh të vështirë që presidenti rus Vladimir Putin të arrijë të ulet në negociata pa arritur qëllimet e tij. “Mundësia për t’i dhënë garanci Ukrainës siç kërkon ajo është pothuajse zero. Në këtë pikë Ukraina në momentin që nuk merr garancitë, vështirë të firmosë për dhënie territori. Por të të dyja palët mendojnë që mund të fitojnë luftën dhe për aq kohë sa të dyja palët kanë këtë qëndrimin vështirë që të...