Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Lufta në Ukrainë, BE-ja miraton një kredi prej 90 miliardë eurosh për Kievin për 2 vitet e ardhshme
Ukraina do të përfitojë një kredi prej 90 miliardë eurosh, pas një marrëveshje që kanë arritur udhëheqësit e Bashkimit Evropian. Sipas udhëheqësve, marrëveshja, e cila erdhi pas më shumë se një dite bisedimesh në një samit në Bruksel, do të përmbush nevojat ushtarake dhe ekonomike të Ukrainës për dy vitet e ardhshme. “Ne u zotuam, ne e përmbushëm premtimin”, shkroi shefi i BE-së, Antonio Costa, në X, ndërsa njoftoi marrëveshjen për të siguruar një kredi të mbështetur nga buxheti i përbashkët i bllokut. Ndërkohë Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u kishte kërkuar udhëheqësve të përdornin 200 miliardë euro nga asetet e ngrira ruse, por Belgjika, ku mbahet pjesa më e madhe e parave të gatshme, kërkoi garanci për ndarjen e përgjegjësisë, gjë që rezultoi shumë e vështirë...