Lufta në Lindjen e Mesme, sulmohet rafineria e naftës në Kuvajt
Impiantet e përpunimit të naftës në Kuvajt kanë qenë objekt dy sulmeve me dronë. Një nga rafineritë kryesore të kompanisë së naftës kuvajtiane, u godit duke shkaktuar zjarr, sipas agjencisë së lajmeve Kuna. “Korporata e Naftës së Kuvajtit njoftoi se një nga njësitë e saj operative në rafinerinë Mina al-Ahmadi u godit këtë mëngjes nga një sulm me dron, duke shkaktuar një zjarr të lokalizuar”, shkruhet në një postim në X. Pas këtij sulmi, u sulmua edhe një tjetër impiant, gjithashtu në Kuvajt.
Burimi:
vizionplus.tv