Lufta në Lindjen e Mesme, Starmer: Nuk do të ketë operacione sulmuese kundër Iranit nga baza jonë në Qipro!

Lufta në Lindjen e Mesme, Starmer: Nuk do të ketë operacione sulmuese kundër Iranit nga baza jonë në Qipro!

Kryeministri britanik Keir Starmer i ka siguruar aleatët e tij në Qipro se Forcat Ajrore RAF Akrotiri “nuk do të përfshihen” në marrëveshjen e Mbretërisë së Bashkuar me Uashingtonin që i lejon SHBA-së të përdorë bazat për “vetëmbrojtje kolektive”.starmerSipa raportimit të ‘Sky News’ dhe mediave të tjera ndërkombëtare, kryeministri britanik foli me Presidentin e Qipros pasi Irani shënjestroi me raketa balistike bazën e përbashkët Britani-SHBA Diego Garcia. Në një deklaratë, një zëdhënës i Downing Street tha: “Kryeministri foli me Presidentin e Republikës së Qipros, Nikos Christodoulides, këtë mëngjes. Kryeministri filloi duke nënvizuar se, si partnerë dhe miq të ngushtë, siguria e Qipros ishte me rëndësi të madhe për Mbretërinë e Bashkuar. Kryeministri përsëriti se RAF Akrotiri nuk do të përfshihej në vazhdimin e marrëveshjes së...