Lufta në Lindjen e Mesme rrit biletat ajrore
Aeroportet evropiane rrezikojnë një “mungesë sistemike” të karburantit për avionë nëse Ngushtica e Hormuzit nuk rihapet plotësisht brenda tre javësh. Siç raportuan Financial Times dhe Corriere della Sera, Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve (ACI) Evropë ka paralajmëruar se rezervat e parafinës po pakësohen dhe se ndikimi i aktiviteteve ushtarake po ushtron presion mbi furnizimet. Në një letër të datës 9 prill, dërguar komisionerëve të BE-së Apostolos Tzitzikostas dhe Dan Jørgensen, drejtori i përgjithshëm për Evropën, Olivier Jankovec, theksoi se situata është më kritike sesa u raportua fillimisht, duke vënë në rrezik fluturimet, veçanërisht për sezonin kulmor turistik të verës së ardhshme. Sipas Financial Times, rreth 40% e furnizimit botëror me karburant për avionë kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit. Corriere della Sera shton një detaj alarmues: disa...
Burimi:
javanews.al