Lufta në Lindjen e Mesme, Papa Leo bën hirrje për armëpushim: Le të rihapen shtigjet e dialogut!

Lufta në Lindjen e Mesme, Papa Leo bën hirrje për armëpushim: Le të rihapen shtigjet e dialogut!

Papa Leo XIV ka përsëritur thirrjen e tij për paqe në Lindjen e Mesme, duke kërkuar ndalimin e menjëhershëm të dhunës dhe rikthimin e dialogut mes palëve në konflikt. Gjatë lutjes së tij javore në Vatican, Papa u shpreh se për dy javë me radhë popujt e rajonit kanë vuajtur pasojat e rënda të luftës. “Të dashur vëllezër dhe motra, për dy javë popujt e Lindjes së Mesme kanë vuajtur dhunën e tmerrshme të luftës. Mijëra njerëz të pafajshëm janë vrarë dhe shumë të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre”, tha ai. Ati i Shenjtë theksoi se është pranë të gjithë atyre që kanë humbur familjarët e tyre në sulmet që kanë goditur shkolla, spitale dhe zona të banuara. Ai u bëri...