Lufta në Lindjen e Mesme, Pakistani sulmon Kabulin

Lufta në Lindjen e Mesme, Pakistani sulmon Kabulin

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Kabul, si pasojë e bombardimeve të shumta të cilat kanë nisur që nga zhvillimi i konfliktit në Lindjen e Mesme. Forcat ajrore pakistaneze bombarduan edhe një herë Kabulin të hënën në mbrëmje, duke shkaktuar shpërthime të fuqishme në qendër të kryeqytetit afgan. Si pasojë e kësaj kanë humbur jetën qindra njerëz. Pak orë para festimeve për fundin e Ramazanit, shpërthimet shkaktuan panik dhe kaos, ndërsa njerëzit vraponin për të gjetur strehë në shtëpi dhe bodrume. Mediat shkruajnë se qeveria e Afganistanit është ankuar se bombardimet goditën një qendër rehabilitimi, duke shkaktuar viktima të mëdha për civilët. Zëdhënësi i qeverisë Zabiullah Mujahid raportoi përmes X se regjimi pakistanez shkeli hapësirën ajrore afgane dhe shënjestruan një qendër rehabilitimi në Kabul,...