Lufta në Iran, Zvicra pezullon eksportet e armëve drejt SHBA-së
Zvicra të premten tha se nuk do të lëshojë licenca për kompanitë që të eksportojnë armë drejt Shteteve të Bashkuara, për shkak të sulmeve të vazhdueshme ndaj Iranit, duke u mbështetur në neutralitetin e vendit. “Eksporti i materialeve luftarake në vendet e përfshira në konfliktin e armatosur ndërkombëtar me Iranin nuk mund të autorizohet gjatë kohëzgjatjes së konfliktit”, thuhej në një deklaratë të qeverisë. Fundjavën e kaluar, qeveria zvicerane tha se kishte refuzuar dy kërkesa të SHBA-së për fluturime mbi hapësirën ajrore zvicerane në kuadër të operacioneve të lidhura me luftën në Iran, por kishte lejuar tre të tjera, gjithashtu duke u bazuar në ligjin e neutralitetit të Zvicrës. Pas pushtimit të Irakut nga SHBA në vitin 2003, Zvicra vendosi ndalime për fluturimet mbi hapësirën...
Burimi:
ntv.al