Lufta në Iran, Trump: Anëtarët e NATO-s nuk kanë bërë asgjë për të na ndihmuar, nuk do ta harrojmë këtë

Lufta në Iran, Trump: Anëtarët e NATO-s nuk kanë bërë asgjë për të na ndihmuar, nuk do ta harrojmë këtë

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka kritikuar venet e NATO-s për qëndrimin e tyre në luftën me Iranin. Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump shkruan se “vendet anëtare të NATO-s nuk kanë bërë asgjë për të ndihmuar kundër  Iranit, i cili është goditur rëndë ushtarakisht”. Ai shtoi se SHBA-të “nuk duan asgjë nga NATO-ja, por nuk do ta harrojnë kurrë këtë moment shumë të rëndësishëm”. Në një postim tjetër, Trump kritikoi negociatorët iranianë për qëndrimin e tyre ndaj propozimeve amerikane për armëpushim. Ai paralajmëroi se “nëse nuk bëhen seriozë së shpejti, para se të jetë tepër vonë, kur kjo të ndodhë, nuk ka kthim pas dhe nuk do të jetë e bukur”. Sipas Trump, negociatorët iranianë janë “të ndryshëm dhe të...