Lu’fta në Iran/ Mbi 800 mijë njerëz janë zhvendosur nga sulmet, Izraeli dhe Libani pritet të nisin bisedimet
Izraeli dhe Libani pritet të dërgojnë përfaqësues për bisedime në ditët në vijim, kështu ka raportuar gazeta izraelite Haaretz. Dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner po përfaqëson Uashingtonin në përpjekjet për paqe, raportojnë mediat e huaja. Ndërkohë, një raund tjetër bisedimesh mund të zhvillohet në Qipro ose Paris. Më herët sot, Presidenti francez Emmanuel Macron tha se Franca ishte e gatshme që të ndërmjetësonte për konfliktin. Ndërsa, më shumë se 800,000 njerëz janë zhvendosur nga sulmet izraelite në Liban, dhe 700 janë vrarë.
Burimi:
ntv.al