Lufta në Iran, Italia do përdorë 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës
Italia do të lirojë rreth 10 milionë fuçi nga rezervat e saj të naftës, që korrespondon me afërsisht 2.5% të totalit të fuçive të vëna në dispozicion nga vendet e IEA-s, për të adresuar emergjencën e naftës. Sa i përket kësaj sasie, ajo përfaqëson afërsisht 1.605 milionë ton ekuivalent nafte (toe), sipas Ministrisë së Mjedisit dhe Sigurisë Energjetike (MASE). Deri më sot, rezervat e naftës për raste emergjente të Italisë arrijnë në 11,903,843 toe, ekuivalente me 90 ditë importe neto të produkteve të naftës, në përputhje me rregulloret e BE-së.
Burimi:
opinion.al