Lufta në Iran/ Bajram ndryshe këtë vit në vendet e Gjirit
Vendet e Gjirit kanë kufizuar faljen e namazit të Fitër Bajramit në ambient të hapur, për shkak të tensioneve në rritje nga lufta SHBA-Izrael kundër Iranit, raporton Al Jazeera. Autoritetet në Katar, Kuvajt dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë vendosur që faljet e Bajramit të kryhen vetëm brenda xhamive, duke pezulluar grumbullimet e mëdha në ambiente të hapura, ku zakonisht mblidheshin mijëra besimtarë. Sipas autoriteteve, kjo masë është marrë si një hap parandalues, ndërsa qeveritë në rajon po rishikojnë organizimin e tubimeve publike për shkak të konfliktit në vazhdim dhe sulmeve të lidhura me Iranin.
Burimi:
opinion.al