Lufta/ NATO ndërhyn në Hormuz, Europa bashkohet me Trump kundër Iranit
Në një moment kur aleanca perëndimore po përballet me tensione të brendshme, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka dalë hapur në mbështetje të fushatës ushtarake të udhëhequr nga Donald Trump kundër Iranit, duke shprehur bindjen se vendet evropiane do të rreshtohen përfundimisht në një qëndrim të përbashkët. “E di që gjithmonë bashkohemi”, deklaroi Rutte në një intervistë televizive, duke sinjalizuar besimin e tij në unitetin e aleancës, edhe pse aktualisht ekzistojnë rezerva nga disa kryeqytete evropiane. Qëndrimi i Mark Rutte vjen në një kohë kur disa prej fuqive kryesore të Evropës kanë treguar hezitim për t’u përfshirë drejtpërdrejt në operacionet kundër Iranit. Arsyeja kryesore lidhet me natyrën e NATO-s si një aleancë mbrojtëse, jo sulmuese. Një nga pikat më të ndjeshme mbetet siguria...
Burimi:
ntv.al