Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim
Ndikimi i luftës pritet të ndihet drejtpërdrejt në zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara, që do të mbahen në nëntor. Kështu vlerëson James Butler, strateg i Partisë Demokratike, në një intervistë për Al Jazeera. Sipas tij, edhe nëse konflikti do të përfundonte menjëherë, pasojat ekonomike nuk do të zhdukeshin shpejt. “Amerikanët zakonisht kanë kujtesë afatshkurtër, por ndikimi i kësaj lufte do të jetë i qëndrueshëm dhe do të ndihet deri në nëntor. Edhe nëse lufta mbaron sot, çmimi i karburantit nuk do të bjerë menjëherë”, tha Butler. Ai theksoi se efektet ekonomike, sidomos rritja e çmimeve, do të vazhdojnë të ndikojnë votuesit për muaj të tërë. Në këtë kontekst, Butler paralajmëron edhe një zhvillim politik brenda kampit republikan. Sipas tij, kandidatët republikanë mund të fillojnë...
Burimi:
javanews.al