Lufta me Rusinë-Zelensky: Ukraina përfaqësohet vetëm nga një delegacion politik në bisedimet në SHBA
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Ukraina do të përfaqësohet vetëm nga një delegacion politik në bisedimet e datës 21 mars në SHBA për t’i dhënë fund luftës, ku Rusia nuk do të marrë pjesë, për shkak të mungesës së “vullnetit politik” për ta përfunduar atë. “Në takimin trilateral kemi bërë përparim, veçanërisht në aspektin ushtarak. Të tre palët ranë dakord në parim se si të monitorohet një armëpushim sapo të ketë vullnet politik. Ende nuk ka vullnet politik, prandaj një nëngrup politik është duke u nisur”, tha Zelensky për gazetarët. Zelensky shpjegoi se detyra kryesore e ekipit ukrainas në SHBA do të jetë të bien dakord për parametra të qartë për bisedimet trilaterale, si dhe të përgatiten për “takime relevante” dhe të...
Burimi:
javanews.al