Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Ekonomia globale ka treguar rezistencë të fortë gjatë vitit të fundit, pavarësisht luftës tregtare të nisur nga presidenti Donald Trump, sulmeve ndaj institucioneve amerikane si Rezerva Federale dhe tensioneve me aleatët. Inflacioni ka vazhduar të bjerë dhe bursat europiane kanë shënuar nivele rekord. Por tani, me konfliktin SHBA-Izrael ndaj Iranit që rrezikon të zgjerohet, vëmendja zhvendoset te tregu i energjisë. Sipas Financial Times, nafta është elementi kyç që do të përcaktojë nëse kjo ecuri do të vazhdojë të jetë relativisht e qëndrueshme apo do të ndërpritet. Pyetja kryesore është nëse SHBA dhe partnerët e saj mund të shmangin një mbyllje të zgjatur të dërgesave të energjisë përmes ngushticës së Hormuzit, që shtrihet përgjatë brigjeve jugore të Iranit. Nëse trafiku vazhdon dhe rritja e prodhimit nga...