Lufta me Iranin, Trump ashpërson tonet ndaj gazetarëve: Dorëzoni burimet ose shkoni në burg
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zhvilloi një konferencë për shtyp të tensionuar, ku ndau detaje nga operacioni masiv i kërkim-shpëtimit të dy anëtarëve të ekuipazhit të një avioni luftarak amerikan F-15 të rrëzuar në Iran. Megjithëse e cilësoi misionin si “një nga Pashkët tona më të mira”, presidenti e kaloi pjesën më të madhe të fjalimit duke sulmuar ashpër median, të cilën e akuzoi për rrjedhje informacioni që rrezikoi jetën e ushtarakëve amerikanë në terren. I rrethuar nga këshilltarët e tij më të lartë të sigurisë kombëtare, përfshirë Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth dhe të dërguarin special Steve Witkoff, si dhe anëtarë të familjes (fëmijët e tij Eric dhe Tiffany Trump me bashkëshortet e tyre), presidenti zbuloi shkallën e paprecedentë të operacionit ushtarak dhe...
Burimi:
javanews.al