Lufta me Iranin, SHBA po shqyrton dërgimin e mijëra trupave
Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e dërgimit të mijëra ushtarëve shtesë në Lindjen e Mesme, ndërsa lufta me Iran hyn në një fazë të re, raportoi Reuters, duke cituar zyrtarë amerikanë dhe burime të njohura me planet. Sipas raportimit, ky hap do t’i jepte më shumë opsione presidentit Donald Trump, në një kohë kur po shqyrtohet zgjerimi i operacioneve ushtarake, ndërsa konflikti ka hyrë në javën e tretë. Një nga skenarët në diskutim është përdorimi i forcave amerikane për të garantuar kalimin e sigurt të cisternave të naftës në Ngushticën e Hormuzit, një operacion që do të mbështetej kryesisht në forca ajrore dhe detare, por që mund të kërkojë edhe dislokim trupash në brigjet iraniane. Paralelisht, po shqyrtohet edhe mundësia e dërgimit të forcave...
Burimi:
vizionplus.tv