Lufta kundër Iranit/ Pasojat në tregjet ndërkombëtare, nafta dhe gazi e “pësojnë”
Pasojat në tregjet ndërkombëtare kanë nisur të ndihen mes vazhdimit të sulmeve të Iranit, si kundërpërgjigje ndaj ofensivës së SHBA-së dhe Izraelit këtë fundjavë. Çmimet globale të naftës dhe gazit kanë pësuar rritje, pohon BBC. Nafta Brent, që është dhe referenca për kuptimin e naftës, u rrit me 10%, duke arritur mbi 82 dollarë për fuçi mëngjesin e sotëm. Irani i ka paralajmëruar anijet që të mos kalojnë në ngushticën e Hormuzit, përmes së cilës transportohet gati 20% e naftës dhe gazit së të gjithë botës. Lëvizjet në hyrje të kësaj ngushtice janë ndaluar thuajse krejtësisht, dhe analistët po paralajmërojnë se një konflikt i zgjatur mund të rrisë më tej çmimet e energjisë. Në Londër, indeksi FTSE 100 u çel pothuajse 1% më poshtë, ndërsa...
Burimi:
ntv.al