LUFTA/ KODI PERSIAN TRONDIT IZRAELIN

LUFTA/ KODI PERSIAN TRONDIT IZRAELIN

Sinjali i radios filloi të transmetohej për herë të parë më 28 shkurt, rreth 12 orë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën bombardimet ndaj Iranit. Në një sinjal të zhurmshëm të valëve të shkurtra, pothuajse dy herë në ditë —në mëngjes herët dhe në mbrëmje sipas Kohës Universale të Koordinuar (UTC) — dëgjohet zëri i një burri që flet persisht, duke numëruar një seri numrash që duken të rastësishëm. Numrat lexohen në periudha të ndryshme kohore, pastaj pason një pauzë gjatë së cilës fjala “tavajjoh”, që përkthehet si “vëmendje”, thuhet tri herë. Misteri i këtij transmetimi ka habitur shumë njerëz në komunitetin global të radioamatorëve që analizojnë sinjale të dyshimta; ata kanë shkëmbyer shënime dhe këshilla mbi sinjalin, kush mund të qëndrojë pas tij...