“Lufta”/ Kina dërgon ndihmë humanitare në Iran, Jordani, Liban dhe Irak

“Lufta”/ Kina dërgon ndihmë humanitare në Iran, Jordani, Liban dhe Irak

Kina ka deklaruar do të ofrojë ndihmë humanitare për vendet në Azinë Perëndimore të prekura nga lufta në Lindjen e Mesme . “Kina ka vendosur të ofrojë ndihmë urgjente humanitare për Iranin , Jordaninë , Libanin dhe Irakun , duke shpresuar të lehtësojë vuajtjet humanitare me të cilat përballet popullsia lokale”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Lin Jian. Konflikti i vazhdueshëm ka shkaktuar fatkeqësi humanitare për popullin e Iranit dhe vendet e tjera në rajon. “Kina shpreh keqardhje të thellë për popujt e vendeve përkatëse dhe ndjenjat tona janë me ta”, tha më tej Lin.