Lufta Izrael–Iran, dita e 12-të! Çfarë po ndodh në frontin e luftës?
Lufta mes Izraelit dhe Iranit ka hyrë në ditën e 12-të, me përshkallëzim të ndjeshëm në disa fronte të Lindjes së Mesme dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në tregjet globale të energjisë. Ngushtica e Hormuzit në qendër të konfliktit Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë, është kthyer në një zonë të rrezikshme lufte. Sot, tre anije mallrash u goditën në këtë zonë. Irani ka paralajmëruar se do të qëllojë çdo anije që kalon aty, duke e mbyllur praktikisht kalimin. Ndërkohë, forcat amerikane kanë goditur gjatë natës 16 anije iraniane të dyshuara për vendosje minash pranë ngushticës. Lirimi rekord i rezervave të naftës Si reagim ndaj rritjes së çmimeve të energjisë, 32 vendet anëtare të Agjencisë Ndërkombëtare...
Burimi:
javanews.al