Lufta e Tretë e Gjirit: I njëjti gabim, me pasoja shumë më të mëdha
Patrick Wintour KJO ËSHTË LUFTA E TRETË E GJIRIT dhe shpërthimi i radhës i një konflikti, që nga momenti kur Shtetet e Bashkuara morën rolin e fuqisë dominuese dhe ndikimit kryesor në Lindjen e Mesme në fund të Luftës së Ftohtë. Dhe ndoshta është më e rrezikshmja, më me pasoja dhe më e paqarta nga të gjitha. Shkatërrimi dhe kaosi që po përhapen në rajon konfirmojnë statusin e Lindjes së Mesme si “fabrika kryesore e krizave” në botë, por njëkohësisht shtrojnë pyetjen se si presidentët amerikanë deklarojnë se po i japin fund ndërhyrjes së SHBA-së, vetëm për t’u zhytur sërish. Që nga Lufta e Dytë Botërore, SHBA ka synuar të rrëzojë një qeveri në Lindjen e Mesme mesatarisht një herë në çso dekadë, dhe pothuajse...
Burimi:
javanews.al