Londra i “pret” rrugën naftës ruse, 175 kompani dhe gjiganti Transneft nën sanksione
Britania e Madhe ka njoftuar një paketë të re sanksionesh ndaj të ashtuquajturës “flotë hije” e naftës ruse, duke shtuar përpjekjet për të goditur të ardhurat energjetike që financojnë luftën e Kremlinit në Ukrainë. Sipas një deklarate të publikuar sot, 24 shkurt, nga Foreign Office, Londra vendosi në shënjestër 175 kompani të lidhura me rrjetin 2Rivers. Njoftimi përkon me përvjetorin e 4-ërt të nisjes së pushtimit të plotë rus të Ukrainës. Po ashtu, Britania sanksionoi edhe PJSC Transneft, një nga kompanitë më të mëdha në botë të tubacioneve të naftës, e cila, sipas autoriteteve britanike është përgjegjëse për transportimin e mbi 80% të eksporteve ruse të naftës. Sekretarja e Jashtme britanike, Yvette Cooper, deklaroi se “Mbretëria e Bashkuar ka ndërmarrë sot veprime vendimtare për të...
Burimi:
javanews.al