LIVE/ Bordi i Paqes, liderët bëjnë foton familjare, të pranishëm Rama dhe Osmani
Liderët e shteteve anëtare në Bordin e Paqes po përgatiten për të bërë foton familjare. Kryeministri Edi Rama do të jetë mes 26 folësve në këtë mbledhje. I pari që do të mbajë fjalim është presidenti Trump, Marco Rubio, i cili ndiqet nga Witkoff. Bordi, i krijuar për rindërtimin dhe përpjekjet humanitare në Gaza, do të njihet edhe me njoftimin për 5 miliardë dollarët që shtetet anëtare kanë ofruar për këtë qëllim. Rindërtimi i Gazës pritet të kushtojë 70 miliardë dollarë, sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, Bankës Botërore dhe Bashkimit Europian, pas më shumë se dy vitesh lufte. Nuk dihet nëse vendi ynë ka kontribuar me ndonjë shumë dhe as shifra lidhur me vendet e tjera, pasi do të jetë vetë Trump që do...
Burimi:
vizionplus.tv