Lirohen rezervat më të mëdha të naftës! 400 milionë fuçi, pas krizës së karburanteve të shkaktuara nga lufta

Lirohen rezervat më të mëdha të naftës! 400 milionë fuçi, pas krizës së karburanteve të shkaktuara nga lufta

Vendet anëtare të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) kanë rënë dakord të lirojnë 400 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike, duke shënuar lirimin më të madh të koordinuar në histori. Kreu i agjencisë së energjisë, Fatih Birol, tha se masa synon të qetësojë tregjet e energjisë të tronditura nga lufta në Lindjen e Mesme. “Tani mund të njoftoj se vendet e IEA-së kanë vendosur unanimisht të nisin lirimin më të madh të rezervave emergjente të naftës në historinë e agjencisë sonë. Vendet e IEA-së do të vënë në dispozicion të tregut 400 milionë fuçi naftë për të kompensuar furnizimin e humbur për shkak të mbylljes efektive të ngushticës”, tha Birol gjatë një konference për media mbi situatën në tregjet globale të energjisë. Birol e përshkroi...