Lindja e Mesme  në flakë/ SHBA-të dhe Izraeli sulmuan Iranin, Teherani: 51 nxënëse të vrara nga bombat në një shkollë fillore

Lindja e Mesme në flakë/ SHBA-të dhe Izraeli sulmuan Iranin, Teherani: 51 nxënëse të vrara nga bombat në një shkollë fillore

Ditën e sotme Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan nisjen e “operacioneve të mëdha ushtarake” kundër Iranit. Sulmet kanë shkaktuar shpërthime të fuqishme në disa zona, duke rritur frikën për një konflikt rajonal me pasoja të gjera. Shpërthime në Teheran dhe zhvendosja e Khameneit Shpërthime të forta u dëgjuan në Teheran, ku re të dendura tymi u panë mbi horizont. Sipas raportimeve, objektiva të ndryshëm strategjikë janë goditur edhe në qytete të tjera iraniane. Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, nuk ndodhet në kryeqytet dhe është zhvendosur në një vend të sigurt, sipas burimeve iraniane, ndërsa autoritetet janë në gjendje gatishmërie të lartë. وكالة الأنباء السورية: 4 قتلى وعدد من الجرحى جراء سقوط صاروخ إيراني على مبنى في مدينة السويداء pic.twitter.com/3m1zc7odlN — الجزيرة...