Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Lindja e Krishtit në Betlehem, në Vatikan, Papa Leo XIV mban meshën dhe kritikon trajtimin e njerëzve si mallra
Besimtarët katolikë e ortodoksë në të gjithë botën kremtojnë krishtlindjen, një nga ngjarjet më të rëndësishme të kalendarit të tyre fetar. Mijëra njerëz u dyndën në Sheshin e Grazhdit të Betlehemit, pas dy vitesh festimesh të përmbajtura për shkak të luftës në Gaza . Papa Leoni XIV ka mbajtur meshën e parë të Krishtlindjes në rolin e kreut të Selisë së Shenjtë në mesnatë, duke mirëpritur mijëra besimtarë të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. Hyrja e Atit të Shenjtë u shoqërua nga himni tradicional “Noel”, i interpretuar nga Kori i Kapelës Sistine. Në Altarin qendror të Rrëfimit, Papa Leo XIV kremtoi meshën së bashku me rreth 250 klerikë të lartë kardinalë, peshkopë dhe priftërinj. “Faleminderit që erdhët, edhe në shi. Urimet më të mira...