Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

Maria Corina Machado, udhëheqësja e opozitës venezueliane dhe fituese e Çmimit Nobel për Paqen për vitin 2025, ditën e djeshme zhvilloi një takim me Presidentin amerikan Donald Trump, por nuk zbuloi shumë detaje të bisedës që zhvilluan sëbashku. Sipas mediave të huaja, duke folur sot në Uashington DC, Machado tha se ishte e bindur se do të kishte një tranzicion të rregullt në Venezuelë pas ndërhyrjes së SHBA-së dhe se përfundimisht do të kishte zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ajo tha gjithashtu në fjalimin e saj në Fondacionin Konservator të Trashëgimisë se i kishte thënë Presidentit amerikan se do të kthehej në Venezuelë sa më shpejt të ishte e mundur. Ajo pohoi se opozita në Venezuelë ishte “e përgatitur të bënte atë që duhej...