Lideri i opozitës venezueliane rrëmbehet sapo lirohet nga burgu
Juan Pablo Guanipa, një figurë kryesore e opozitës venezuelane dhe aleat i María Corina Machado, është rrëmbyer në mbrëmje të dielës nga burra të armatosur, vetëm disa orë pasi ishte liruar nga burgu. Lajmi është bërë ui ditur nga familjarë të Guanipas. Machado, udhëheqësja e opozitës dhe fituese e Çmimit Nobel për Paqen, deklaroi se Guanipa u mor me forcë në zonën Los Chorros të Caracas-it, rreth mesnatës, nga pesona të armatosur të panjohur. Deri tani nuk dihet vendndodhja e tij apo kush qëndron pas rrëmbimit, dhe autoritetet venezuelane nuk kanë bërë ndonjë deklaratë zyrtare për incidentin. Familja e Guanipa-s tha se ai u rrëmbye nga rreth dhjetë burra në veshje civile, dhe kërkon prova të menjëhershme se ai është gjallë. Guanipa është një prej...
Burimi:
ntv.al