Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut, Naim Qassem, deklaroi të premten se grupi është i përgatitur për një “përballje të gjatë” me Izraelin, ndërsa luftimet në rajon vazhdojnë të intensifikohen. Në një fjalim televiziv, Qassem paralajmëroi se Izraeli do të “befasohet në fushën e betejës”, duke theksuar se kërcënimet e armikut nuk e frikësojnë organizatën. “Kjo është një betejë ekzistenciale, jo një betejë e kufizuar apo e thjeshtë”, tha ai. Lideri i Hezbollahut shtoi gjithashtu se kërcënimet e Izraelit për ta eliminuar fizikisht janë “pa vlerë” dhe nuk do të ndikojnë në vendimet e grupit. Sipas tij, Hezbollahu ka dhënë shumë mundësi për zgjidhje politike, por agresioni izraelit, sipas tij, nuk është ndalur. Qassem theksoi se përfshirja e grupit në konflikt në këtë fazë synon dobësimin e pozicionit...