Liderët evropianë dhe Von der Leyen sot në një telefonatë me Zelenskyn dhe Trumpin

Liderët evropianë dhe Von der Leyen sot në një telefonatë me Zelenskyn dhe Trumpin

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të marrë pjesë sot në një telefonatë të përbashkët me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, presidentin e SHBA-së, Donald Trump, si dhe disa udhëheqës të Bashkimit Evropian. Lajmi u konfirmua nga një zëdhënëse e Komisionit Evropian dhe vjen në një moment kyç për përpjekjet diplomatike lidhur me luftën në Ukrainë.  Telefonata zhvillohet në prag të takimit të planifikuar mes Zelenskyt dhe Trumpit në Mar-a-Lago, Florida. Presidenti ukrainas ka njoftuar se do të takohet nesër me Trump për të vazhduar negociatat mbi një marrëveshje të mundshme me Rusinë. Bisedimet bazohen në raundin e fundit të negociatave SHBA–Ukrainë, nga të cilat ka dalë një plan me 20 pika.  Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur optimizëm për arritjen e një zgjidhjeje paqësore. Në një intervistë për Neë York Post, ai tha se ekziston një shans i mirë për t’i dhënë...