Liderët e BE-së mblidhen për financimin e Ukrainës, teksa Moska e Kievi shkëmbejnë sulme
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian janë mbledhur të enjten në një samit në Bruksel, për të vendosur për mënyrën e përdorimit të aseteve të ngrira ruse për plotësimin e nevojave ekonomike dhe ushtarake të Ukrainës në vitet e ardhshme. Ndërkohë, Kievi dhe Moska kanë shkëmbyer sulme me dronë gjatë natës. Samiti i BE-së vjen një ditë pasi presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i kritikoi ashpër udhëheqësit e bllokut, duke përdorur një fjalë që mund të përkthehet si “derra të rinj”, dhe përsëriti pohimet se Moska do t’i arrijë qëllimet e luftës së saj në Ukrainë me forcë, nëse një nismë e Shteteve të Bashkuara për paqe nuk prodhon ndonjë marrëveshje që plotëson kërkesat ruse. Forcat ruse nisën një sulm masiv me dronë ndaj qytetit qendror Çerkasi,...