Lëvizja e trefishtë e Xi-së: Pret lideren e opozitës së Tajvanit, dërgon një sinjal për Trump-in dhe kërcënon separatistët
Të flasësh për paqen, në këto kohë, nuk është e zakonshme. Dhe kur paqja përmendet në lidhje me Tajvanin, i konsideruar si vatra më e mundshme e një konflikti në Azi, duhet treguar kujdes. Xi Jinping ka takuar sot në Pekin tajvanezen Cheng Li-wun, e cila drejton Kuomintang-un, partinë opozitare të ishullit “rebel”. Kishin kaluar dhjetë vjet që një politikan tajvanez i peshës së Cheng nuk pranohej në Kinë dhe duhet kujtuar se që nga viti 2016 Pekini refuzon çdo formë kontakti me qeverinë e Tajpeit, duke e akuzuar për “separatizëm” dhe duke e kërcënuar me valë manovrash të mëdha ushtarake. Për të theksuar solemnitetin e rastit, Xi ka vendosur në tryezën e bisedimeve të gjithë Byronë Politike dhe menjëherë ka përdorur formulën e tij të preferuar kur...
Burimi:
javanews.al