Lëshohet në  hapësirë sateliti i gjurmimit në largësi “Yaogan-50 01”

Lëshohet në hapësirë sateliti i gjurmimit në largësi “Yaogan-50 01”

Kina dërgoi të martën në hapësirë satelitin e gjurmimit në largësi “Yaogan-50 01”. Sateliti u nis më 10:16 sipas orës së Pekinit me një version të modifikuar të raketës “Marshimi i Madh-6” dhe hyri në orbitën e paracaktuar, sipas Qendrës së Lëshimit të Satelitëve të Taiyuan-it. Ai do të përdoret për rilevimin tokësor kombëtar, vlerësimin e prodhimit bimëve bujqësore dhe parandalimin e zbutjen e fatkeqësive. Ky është lëshimi i 624-t i kryer nga një raketë “Marshimi i Madh” e shënon nisjen e parë të suksesshme në orbitë prej Kinës sivjet.