“Leonardo” godet Gadishullin Iberik, stuhia shkakton përmbytje masive në Spanjë dhe Portugali
Stuhia “Leonardo” ka goditur Gadishulli Iberik dhe ka shkaktuar shira të rrëmbyeshëm, erëra të forta dhe përmbytje. Një burrë 70 vjeçar humbi jetën në Portugali pasi rrjedha e ujit mori para makinën e tij. Ndërkohë në provincën Malaga në Spanjë, një vajzë që u hodh në lumë për të shpëtuar qenin e saj, është zhdukur. Shërbimet e emergjencës të Andaluzisë u angazhuan në më shumë se një milion thirrje për ndihmë deri në mesnatë. Katërmbëdhjetë lumenj dhe 10 diga janë në rrezik ekstrem përmbytjeje, sipas kreut të departamentit të brendshëm të qeverisë rajonale. Leonardo është stuhia e fundit që ka përfshirë Portugalinë dhe Spanjën këtë vit, ndërsa pritet që në fundjavë të ketë përkeqësim të motit.Kjo goditje vjen teksa Portugalia ende nuk është rimëkëmbur nga...
Burimi:
vizionplus.tv