Lavrov akuzon Zelenskyn për atentatin ndaj gjeneralit:Përpjekje për të penguar paqen

Lavrov akuzon Zelenskyn për atentatin ndaj gjeneralit:Përpjekje për të penguar paqen

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka akuzuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky se qëndron prapa atentatit ndaj gjeneralit të lartë rus, Vladimir Alekseyev. Duke folur në një takim me ministrin e jashtëm të Zvicrës, Lavrov kjo është një përpjekje e qëllimshme nga Ukraina për të penguar bisedimet e paqes. “Ky sulm terrorist konfirmoi edhe një herë vendosmërinë e regjimit të Zelenskyt për të provokuar vazhdimisht me qëllim prishjen e procesit të negociatave, dhe regjimi është i gatshëm të bëjë gjithçka për të bindur sponsorët e tij perëndimorë që të mos i lëshojnë pe Shteteve të Bashkuara, në përpjekjen e Kievit për t’i penguar ata të arrijnë një zgjidhje të drejtë.”, deklaroi kryediplomati rus.