“Larg duart nga Groenlanda”, zhvillohen protesta kundër planeve të Trump
Mijëra vetë demonstruan në Kopenhagë dhe Nuuk kundër planeve të Trumpit për të aneksuar Groenlandën. Në Danimarkë po qëndron edhe një grup parlamentarësh amerikanë. Mijëra danezë protestuan në Kopenhagë kundër pretendimeve territoriale të Presidentit të SHBA-së Donald Trump ndaj Groenlandës. Ata u mblodhën para bashkisë së kryeqytetit danez, duke valëvitur flamuj danezë dhe flamuj të Groenlandës dhe duke brohoritur “Kalaallit Nunaat!” – emri i Groenlandës në gjuhën e vendit. Protesta po zhvillohen edhe në qytete të tjera daneze, si dhe në Nuuk, kryeqytetin e Groenlandës. Ato po mbahen nën sloganet “Groenlanda u përket groenlandezëve” dhe “Larg duart nga Groenlanda”. Danimarkë, Kopemhagë – protestues me flamurë danezë dhe të Groendlandës duke protestuar kundër pretendimeve territoriale të Donald Trump ndaj Groenlandës.Danimarkë, Kopemhagë – protestues me flamurë danezë...
Burimi:
opinion.al