Lajme të mira nga SHBA: Lufta me Iranin mund të mbarojë brenda javësh, pritet ulje e çmimit të naftës

Lajme të mira nga SHBA: Lufta me Iranin mund të mbarojë brenda javësh, pritet ulje e çmimit të naftës

Lufta me Iranin mund të përfundojë brenda pak javësh dhe kjo pritet të ulë edhe çmimin e naftës në tregjet globale. Kështu deklaroi sekretari amerikan i Energjisë Chris Wright gjatë një interviste. Sipas tij, konflikti mund të mbyllet në javët e ardhshme, madje edhe më shpejt, ndërsa më pas furnizimet me naftë do të rikthehen në normalitet. Wright tha se me stabilizimin e tregut të energjisë pritet edhe një rënie e çmimit të naftës. /vizionplus.tv