La të dashurën të vdiste në majën më të lartë në Austri, del para gjykatës alpinisti

La të dashurën të vdiste në majën më të lartë në Austri, del para gjykatës alpinisti

Një vit pas vdekjes tragjike të 33-vjeçares Kerstin G nga hipotermia në malin Grossglockner, më i larti në Austri, i dashuri i saj, Thomas P po përballet me një proces gjyqësor nën akuzën për vrasje nga pakujdesia. Prokurorët në Innsbruck pretendojnë se ai, si alpinisti më me përvojë dhe planifikuesi i ngjitjes, kishte përgjegjësi si “udhërrëfyes i turit”. Sipas tyre, ai bëri disa gabime serioze: u nis me vonesë, nuk mori pajisje të mjaftueshme emergjente, lejoi përdorimin e pajisjeve të papërshtatshme dhe nuk u tërhoq pavarësisht kushteve ekstreme (erë deri në 74 km/h dhe temperatura që ndiheshin -20°C). Ata thonë gjithashtu se ai vonoi kërkesën për ndihmë dhe e la partneren vetëm pranë majës në orët e para të mëngjesit. Mbrojtja, e përfaqësuar nga avokati...