Kuvajti rrëzon gabimisht 3 avionë amerikanë: 6 anëtarët e ekuipazhit u hodhën në ajër në mënyrë të sigurt

Kuvajti rrëzon gabimisht 3 avionë amerikanë: 6 anëtarët e ekuipazhit u hodhën në ajër në mënyrë të sigurt

Mbrojtja ajrore e Kuvajtit ka qëlluar gabimisht tre avionë amerikanë F-15E Strike Eagles, ndërsa po mbroheshin nga sulmet e avionëve, raketave dhe dronëve iranianë. Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) në një deklaratë të lëshuar këtë të hënë (2 mars) ka bërë me dije se të 6 anëtarët e ekuipazhit janë hedhur në ajër në mënyrë të sigurt dhe janë në gjendje të qëndrueshme. Po ashtu, në deklaratë nënvizohet se Kuvajti e ka pranuar incidentin, ndërsa shtohet se shkaku po hetohet. “Në orën 23:03 ET, më 1 mars, tre avionë amerikanë F-15E Strike Eagles që fluturonin në mbështetje të Operacionit Epic Fury u rrëzuan mbi Kuvajt për shkak të një incidenti të dukshëm me zjarr miqësor. Gjatë luftimeve aktive – që përfshinin sulme nga avionë iranianë,...