Kush fitoi, SHBA apo ajatollahët? Teherani ‘zot’ i Hormuzit, pse Trump ka humbur ndaj Iranit
Kush ka fituar? Duke supozuar dhe pa e dhënë të sigurt që armëpushimi i pranuar nga presidenti amerikan Trump dhe ministri i Jashtëm iranian Araghchi të mbijetojë dhe të çojë në një marrëveshje përfundimtare brenda dy javësh të ardhshme, kush do të përfitojë më shumë? Propozimi i ndërmjetësuar nga Pakistani ka përshkuar botën nga humnera e kërcënimit të lëshuar nga kreu i Shtëpisë së Bardhë për të fshirë një civilizim të tërë, me frikën se ai ishte gati të përdorte madje edhe armët bërthamore, në perspektivën e një paqeje të qëndrueshme në të gjithë Lindjen e Mesme, sipas fjalëve të vetë Trump. Por a ishte ky një konfirmim i efektshmërisë të mënyrave të forta negociuese të autorit të “Art of the Deal” (Arti i Marrëveshjes),...
Burimi:
javanews.al