Kush është udhëheqësi i ri i Gardës Revolucionare të Iranit, i akuzuar si ‘truri’ i bombardimeve tre dekada më parë në Argjentinë?
Zyrtari i lartë ushtarak iranian, Ahmad Vahidi, është emëruar kreu i ri i Gardës Revolucionare, pas vdekjes së komandantit të mëparshëm, Mohammad Pakpour, gjatë sulmeve të së shtunës nga SHBA-Izrael në Teheran, ku viktimë mbeti edhe lideri suprem, Ali Khamenei. I lindur më 27 qershor 1958, Ahmad Vahidi, i cili më parë shërbeu si kreu i njësisë ushtarake të huaj të Gardës, Forcës Quds, akuzohet për përfshirje në bombardimet e ambasadës izraelite dhe qendrës së komunitetit hebraik AMIA në Argjentinë në vitet 1990. Në vitin 1992, një bombardim i ambasadës izraelite vrau 29 persona. Dy vjet më vonë, një kamion i mbushur me eksplozivë u përplas në qendrën komunitare AMIA në Argjentinë, duke shkaktuar shpërthimin dhe duke lënë 85 të vdekur dhe 300 të plagosur....
Burimi:
javanews.al