Kush është opozita iraniane? Nga dëshira për kthimin e monarkisë te lëvizjet e të rinjve “Gen Z”
Protestat që po tronditin Iranin javët e fundit kanë nxjerrë në pah një pakënaqësi të thellë ndaj udhëheqësve fetarë, por një pyetje mbetet kryesore: Kush e udhëheq vërtet opozitën? Edhe pse regjimi po përballet me një presion të jashtëzakonshëm, lëvizja kundërshtare mbetet e ndarë në disa grupe që operojnë brenda dhe jashtë vendit. Pse nuk ka një udhëheqës të vetëm? Sipas ekspertëve, Irani aktualisht nuk ka një grup unik opozitar që mund të formonte menjëherë një qeveri. Një nga arsyet kryesore është shtypja brutale; sapo dikush del si lider brenda Iranit, ai arrestohet ose heshtet. Për këtë arsye, protestuesit e sotëm, kryesisht të rinjtë e “Gjeneratës Z”, organizohen përmes rrjeteve sociale si Discord dhe grupeve lokale, pa pasur një “kokë” që regjimi mund ta godasë...
Burimi:
javanews.al